Suedi, kryeministri Lofven nuk i mbijeton mocionit të mosbesimit

39

Lumi - Fahrschule

Kryeministri i Suedisë, Stefan Lofven do të duhet të lërë postin, pasi humbi mbështetjen në Parlament.

MÖBEL THEMA

Demokratët Suedezë (SD), parti antiemigracion, mbështetën mocionin e mosbesimit ndaj tij, vetëm pak javë pas zgjedhjeve të përgjithshme që prodhuan një Parlament të cunguar.
Në votimin dramatik, 204 deputetë votuan kundër Lofven, ndërsa 142 e mbështetën atë. Tani do të propozohet një udhëheqës i ri, një proces ky që do të kërkojë javë të tëra. Lofven pritet të qëndrojë kryeministër në detyrë derisa zëvendësuesi i tij të përcaktohet.
Lofven, kreu i socialdemokratëve të qendrës së majtë, erdhi në pushtet në vitin 2014. Aleanca e tij e qendrës së majtë fitoi 144 vende në zgjedhjet e këtij muaji, një më shumë sesa opozita e qendrës së djathtë.
Megjithatë, asnjë nga blloqet kryesore nuk ka ndër mend të qeverisë me nacionalistët demokratë, partia e tretë më e madhe në Parlamentin e ri. Por, detyra e kryeministrit mund t’i shkojë Ulf Kristersson, udhëheqës i të moderuarve.
Kryetari i ri i Parlamentit, Andreas Norlen është po ashtu pjesëtar i të moderuarve, i konfirmuar në pozicion të hënën, me mbështetjen e Demokratëve Suedezë.
Ndërsa Demokratët Suedezë pritet të mbështesin një kandidat të moderuar, Lofven paralajmëroi bllokun e qendrës së djathtë të martën, kundër mbështetjes te një parti e themeluar nga nazistët.

Top Channel

Comments