Suedia nga 29 shtatori heq kufizimet për pandeminë, i rikthehet jetës normale

69

Suedia thotë se e ka nën kontroll situatën me pandeminë ndaj edhe nga 29 shtatori do të fillojë të heqë disa nga kufizimet për ta kthyer jetën e përditshme në normalitet. Suedia vazhdon të reagojë ndryshe nga bota kur bëhet fjalë për pandeminë e koronavirusit të ri, tashmë më e rrezikshme prej variantit Delta.

Ministrat suedezë njoftuan se në fund të shtatorit vendi do të fillojë të heqë disa nga masat kufizuese antikovid prej situatës së përmirësuar.

Nuk do të ketë më pengesa për hyrjet në restorante, teatro apo stadiume, dhe do të hiqet rekomandimi për zhvillimin e punës nga shtëpia.

“Shoqëria jonë gjendet në një pozicion të ri, më të mirë. Po hedhim hapin drejt kthimit te jeta e përditshme normale dhe çlirimit të shoqërisë nga kufizimet,” tha ministrja suedeze e Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale.

Moebel THEMA

Vitin e kaluar Suedia provoi ta mbrojë popullatën e vet nga Covidi nëpërmjet parimit të imunizimit të tufës, duke i besuar ndërgjegjes së qytetarëve për t’u mbrojtur nga njëri-tjetri.

Ndërkohë këtë vit ka ecur me hapa të shpejtë procesi i vaksinimit dhe gati 70 për qind e suedezëve mbi 16 vjeç janë të imunizuar.

“Njerëzit e vaksinuar mundet në parim të jetojnë normalisht pas 29 shtatorit. Të pavaksinuarit vazhdojnë të jenë të rrezikuar nga sëmundja dhe kjo ka për të qenë shqetësuese kur jeta e përditshme të kthehet në normalitet,” lajmëroi kreu i Agjencisë së Shëndetit Publik.

Suedia aktualisht përdor certifikatën dixhitale të BE-së për udhëtimet por nuk aplikon rregulla të veçanta për të vaksinuarit dhe të pavaksinuarit si shumë vende të tjera europiane.

Norma e infektimit në Suedi në dy javët e fundit ka qenë rreth 130 raste për 100 mijë banorë ndërsa mbi 14 mijë suedezë kanë mbetur viktima të kovidit-19 prej fillimit të pandemisë./oranews

Comments