Sugareski: Do të investohen 17 milionë euro në 20 komuna

268

Shteti paralajmëroi investimin e 17 milionë eurove në sistemin e ujësjellësit dhe kanalizimit në 20 komuna në mbarë vendin. Ministri i Lidhjeve dhe Transportit, Goran Sugareski, tha se një pjesë e mjeteve janë paraparë me buxhetin e shtetit, ndërsa pjesa tjetër nga Banka Evropiane për Investime.

Me këto investime pritet që përqindja e mbulimit me rrjet të ujësjellësit dhe kanalizimit nga 18% sa është tani të rritet në 40%, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në dispozicion mbeten edhe 12 milionë euro mjete të pashfrytëzuara nga linja kreditore nga Banka Evropiane për investime. Prandaj i ftojmë të gjitha komunat që ende kanë në dispozicion mjete, të shpejtojnë të dorëzojnë projekte të gatshme në Ministri që të mund t’i realizojmë ato”, tha Goran Sugareski.

Comments