Sugareski: Ndërtimtaria me rritje prej 2.8 për qind në tremujorin e dytë

32

Ministri për Transport dhe Lidhje Goran Sugareski ka paralajmëruar se rritja në ndërtimtari do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme që sipas tij lidhet me realizimin e projekteve infrastrukturore.

“Paralajmëruam vit ekonomik dhe intensivisht punojmë në realizimin e projekteve infrastrukturore, ashtuqë rezultatet janë të dukshme. Këtë e konfirmojnë edhe të dhënat e fundit për BPV-në për tremujorin e dytë ku kemi rritje prej 3.1 për qind ose ndërtimtaria shënon rritje prej 2.8 për qind dhe me këtë temp vazhdojmë edhe në periudhën e ardhshme”, ka deklaruar Sugareski pas mbikëqyrjes së rehabilitimit të rrugës rajonale Mavrovë- Nikiforovë.

MÖBEL THEMA

Ai ka shtuar se në vazhdë është ofensiva ndërtimore nëpër mbarë vendin dhe pastaj realizohen projektet e rëndësishme. Sugareski ka thënë se fuqishëm punohet nëpër mbarë vendin dhe siç tha, “përmirësimi i rrugëve është me rëndësi të veçantë edhe për qytetarët dhe kompanitë si pjesë e premtimit për rehabilitimin e rrjetit të përgjithshëm rrugor”.

Sipas ministrit për momentin në vend realizohen investime prej 800 milionë euro në infrastrukturën rrugore.

“Patjetër të theksoj se janë fuqizuar punët ndërtimore në autostradën Kërçovë- Ohër, në vazhdimësi zhvillohet edhe projektimi për ndërtimin e autostradës së re nga Gostivari deri në Kërçovë, ashtuqë jemi shumë aktiv në këtë pjesë të shtetit në përmirësimin e infrastrukturës rrugore”, ka nënvizuar Sugareski.

Comments