Sulme në dy xhami të Zelandës së Re, 40 të vdekur [Foto/Video]

318

Swiss Financial and Travel

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern ka thënë se 40 persona kanë vdekur si pasojë e disa të shtënave në dy xhami në qytetin, Kristçërç.

Ajo e ka përshkruar këtë ngjarje si sulm terrorist dhe një nga “ditët më të rënda” për këtë vend.

 

 

Tre burra dhe një grua aktualisht janë në mbajtje ka thënë komisionari policer, Mike Bush, mirëpo ka paralajmëruar se të dyshuarit e tjerë mund të jenë në arrati.

MÖBEL THEMA

Kryeministri i Australisë, Scott Morrison, ka thënë se një nga të arrestuarit është qytetar australian.

Ai e ka përshkruar të dyshuarin e sulmit si “terrorist të dhunshëm të ekstremit të djathtë”.

Dëshmitarët u kanë thënë mediave lokale se kanë vrapuar kur kanë parë njerëz që janë përgjakur jashtë xhamisë, Al Noor.

Një xhami e dytë në lagjen Lajnvud, është evakuuar derisa komisionari Bush ka thënë se dhjetëra viktima janë raportuar në të dyja vendet.

Autoritetet kanë këshilluar për mbylljen e të gjitha xhamive deri në njoftimin e radhës, duke thënë se ngjarja e së premtes ka qenë e pashembullt.

Comments