Sulmet e 11 shtatorit, amerikanët i kërkojnë Biden të publikojë rekordet qeveritare

179

1 mijë e 600 amerikanë të prekur nga sulmet terroriste të 11 shtatorit, i kërkojnë presidentit Joe Biden të publikojë rekordet qeveritare.

Kërkesa e tyre vjen 20 vite pas ngjarjes tragjike.

Grupi i dërgoi një letër presidentit duke i rikujtuar premtimin e fushatës për të publikuar dokumentet dhe informacionet për sulmin terrorist.

Moebel THEMA

Disa akuzuan qeverinë se po i fsheh të vërtetën popullit amerikan lidhur me rolin e Arabisë Saudite në mbështetje të Osama Bin Laden.

Gjithashtu, ata kërkojnë që Presidenti Biden të mos marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore të këtij viti në “Ground Zero” në Nju Jork, nëse nuk përmbush kërkesën e tyre.

Shtëpia e Bardhë u përgjigj duke thënë se Biden dëshiron ta përmbushë premtimin e tij, por i takon Departamentit të Drejtësisë që të ndërmarrë hapat finalë.

Comments