Sulmohet gjyqtari i katërt në ndeshjen KF Vushtrria – KF Gjilani

54

Ndeshja mes KF Vushtrrisë dhe KF Gjilanit është ndërprerë për disa minuta.
Kjo për arsyen se gjyqtari i katërt i ndeshjes, Burim Jahmurataj, është sulmuar nga tifozët vendas, të cilët kanë hedhur gjësende në drejtim të tij.Pas këtij akti, gjyqtarët kanë marrë vendim për të zbrazur njërën pjesë të stadiumit ‘Ferki Aliu’, shkruan lajmi.net.

Comments