Napoli dhuron spektakël golash, mes drithërimave mposht Fiorentinën

59

Napoli e ka nisur me fitore ndeshjen hapëse për sezonin e ri në Serie A.

Skuadra e drejtuar nga Carlo Ancelotti bëri një ndeshje të çmendur por në fund mposhti 4-3 në transfertë Fiorentinën.

MÖBEL THEMA

Shtatë gola dhe shumë raste të shpërdoruar, por që në fund tre pikë i mori Napoli që shpall kandidaturën si favorite për titullin kampion.

Pulgar (9’), Milenkovic (52’) dhe Kevin Prince-Boateng (65’) shënuan për vendasit, kurse Mertens (38’), Insigne (43’ 67’) dhe Callejon (56’) realizuan për skuadrën mike.

Napoli ndeshjen e ardhshme përballet me Juventusin, kurse Fiorentina udhëton drejt Genoas.

Comments