Sylejmani: Pa NISMA’n nuk do të ketë qeveri të ardhshme

65

Kandidati për deputet nga radhët e NISMA’s Socialdemokrate, Kastriot Sylejmani, ka deklaruar sot se NISMA do të jetë pjesë e qeverisë së ardshme, pa marrë parasysh se kush do ta formojë qeverinë.

“Normalisht që NISMA me koalicionin AKR dhe PD do të jetë një fituese e zgjedhjeve. Pa dyshim, NISMA është boshti aktual politik në vend dhe do të jetë determinuese e formimit të qeverisë së ardhshme”, ka thënë Sylejmani në emisionin Infomagazinë në KlanKosova, përcjellë Korrespodenti.

“Nuk do të ketë mundësi që secili subjekt politik të bashkohet për formimin e qeverisë dhe NISMA të mos jetë aty. Duke e njohur edhe kandidatin tonë për kryeministër, z. Fatmir Limaj, i cili ka një bagazh të madh politik dhe është një njeri që në strategjitë e tij politike ka ditë të triumfojë, unë mendoj që edhe kësaj radhe do të triumfojë”, është shprehur Sylejmani.

MÖBEL THEMA

Ai ka thënë se NISMA Socialdemokrate bashkë me partnerët e koalicionit, në programin që ata ofrojnë, do ta marrin një mbështetje që do të jetë befasuese për të gjitha subjektet e tjera të cilat janë në garë.

Kujtojmë se Kastriot Sylejmani, ditë më parë ka bërë publike kandidimin e tij për deputet në Kuvendin e Kosovës, i cili në listën e NISMA’s garon me numrin 44. /Korrespodenti

Comments