Tahiri: Cooperit i thash s’lejoj të diskutohet për veriun

53

Lumi - Fahrschule

Ish-shefja e bisedimeve me Serbinë, Edita Tahiri, ka shprehur keqardhje për, siç e quajti ajo, “devijimin e procesit” duke i referuar diskutimit për ndryshimin e kufijve në kuadër të dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Në një intervistë në Zona B, Tahiri, ka treguar edhe për tendencën për diskutimin e temës së kufijve gjatë kohës sa ishte në krye të negociatave.

“Në fillim të dialogut kam vërejtur tendenca per diskutimin e kësaj teme, madje edhe prej vetë Cooper-it, por edhe Stefanoviqi e ka përmend këtë temë korridoreve. Unë i pata thënë thënë ‘këtu po e përmendë por jo në tavolinë se mbyllet ky dialog”.

MÖBEL THEMA

Tahiri gjithashtu rrëfeu diskutimin që kishte me diplomatin evropian Robert Cooper, pikërisht për çështjen e kufijve.

“Robert Cooper ia kam thënë se veriu nuk ekziston. Në Kosovë ka qytetarë që manipulohen po toka është e Kosovës, është tokë shqiptare. I kam thënë, nëse ke hy të jesh ndërmjetësues për paqe, me këtë qasje ti do të bësh luftra”.

“Ia kam përmend Badinterin. Badinteri me komisionin e vet ka bërë planin për zhbërjen, por pas planit u bënë katër luftra në Ballkan dhe më s’ka dashur të dëgjojë për këtë”.
“I thash kujdes Robert Cooper-it, unë vertetë jam kryenegociatore por nuk lejoj të ndodh kjo. Ia përmenda shembullin e Irlandës, i thash ajo u pavarësua por i shkoi veriu”.

Comments