Tallava me zë të lartë në Spitalin e Gjilanit

433

Ekrani që supozohet të shërbejë për qëllime informuese të qytetarëve në Emergjencën e Përgjithshme të Spitalit të Gjilanit, po përdoret për të dëgjuar muzikë.Në një video që ka siguruar Gazeta Express, në ekranin që supozohet t’iu shërbejë qytetarëve, shfaqen pamje të një kënge e lidhur në televizor nga kanali YouTube.

Në ekran shihet butoni “autoplay” tashmë i aktivizuar, që nënkupton videot tjera me muzikë do të lëshohen porsa aktualja të përfundojë.

Nuk dihet nëse muzika është lëshuar nga stafi mjekësor ose nga pacientët.

Comments