Lajme, Top Lajm — November 25, 2017 at 9:58 am

Tani e tutje në Vodno vetëm me autobusë!

by

Duke filluar që nga dita e sotme, gjatë çdo vikendi dhe feste shtetërore, nga ora 09 e mëngjesit e deri në ora 16.00 do të jetë e ndaluar lëvizja me makina në rrugën që të shpie drejtë majës së malit Vodno.

Kryetari i Shkupit, Petre Shilegov thotë se qëllimi i kësaj ndalese është që të mbrohen bukuritë natyrore dhe hapësira e gjelbër e Vodnos.

Kjo ndalesë do të përfshijë një drejtim edhe atë nga pika lidhëse që të shpie për vendbanimin Sopishtë e deri në mesin e malit Vodno, dhe nga ana tjetër ndalesë për qarkullim të automjeteve do të ketë nga parkingu i kishës Shën Pantelejmon e deri tek mesi i malit Vodno.

Kjo ndalesë nuk ka të bëjë me autobusët e Ndërmarrjes Publike, veturat e policisë, të zjarrëfikësve, ambulancave si dhe makinave që posedojnë leje të posaçme.

Qyteti i Shkupit për qytetarët ka siguruar tashmë transport publik pa pagesë dhe parking falas për qytetarët që do të vendosin të ngjiten në malin Vodno në kë,bë e veturat e tyre do t’i parkojnë posht këtij mali.

Comments

comments