Të ardhura mujore edhe për 1.000 punëtorë të falimentuar në Maqedoni

159

Kuvendi sot me propozimin e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale miratoi ndryshimet e fundit në Ligjin për sigurinë materiale të të papunësuarve për shkak të privatizimit të ndërmarrjeve në pronësi të shtetit.

Ligji hyn në fuqi me publikimin në Gazetën Zyrtare, ndërsa punëtorët e falimentimit prej të premten do të mund të paraqesin kërkesa pranë Qendrave të punësimit, në mënyrë që ata të ushtrojnë të drejtën e tyre për kompensim mujor prej rreth 8.000 denarëve.

MÖBEL THEMA

Nga Qeveria thonë se me ndryshimet për sigurimin material të punëtorëve të falimentuar përfshihen edhe 1.000 persona të rinj, me çka numri i përgjithshëm të punëtorëve të falimentuar për dy vjet e gjysmë arrin në gjithësej 12.000 persona.

“Për krahasim, nga qeveria e mëparshme, për gjithsej 11 vjet, arriti të zgjidhte problemin e vetëm 4.000 punëtorëve të falimentuar”, thonë qeveria./Telegrafi/

Comments