Të famshmit reagojnë pas tërmetit tronditës në Shqipëri

307

Nata e 26 nëntorit ka qenë fatkeq për Shqipërinë e cila u godit nga një tërmet i fuqishëm me shkallë të rihterit 6.3 ku deri më tani është raportuar për 6 të vdekur dhe mbi 150 persona të lënduar, të shumta ishin edhe dëmet materiale.

Qytete më të prekura janë Durrës, Tiranë dhe Krujë ndërsa për shkak të kësaj Ministria e Arsimit në Shqipëri ka njoftuar se është anuluar mësimi.

Ndihma dhe reagime të shumta kanë ardhur nga shtet fqinjë ndërsa pa reagime nuk kanë mbetur as personat publik të Shqipërisë dhe Kosovës të cilët janë solidarizuar me të prekurit nga tërmeti.

Capital T:

“Sot lutemi për Shqipërinë, Zoti qoftë me ju”.

Eni Koçi

MÖBEL THEMA

“Uroj të jeni mirë të gjithë”.

Genc Prelvukaj:

“Plaga në Durrës, dhembja tek secili prej nesh.
Të duam Shqiperia jonë.
Me ty në zjarr e në akull, në paqe e në luftë, në gëzim e në dhembje, me ty edhe në një ditë të rënde si kjo. P.S. Janë të mjerë ata që shfrytëzojnë këtë gjendje për propagandë politike, fetare dhe humor të zi”.

Beatrix Ramosaj

“O zot ndihmoi këta njerëz”

Comments