Të gjitha grupet parlamentare pro shkarkimit të Albin Kurtit

120

LDK-ja ka marrë mbështetjen e të gjitha partive politike për rrëzimin e Qeverisë Kurti.

Në Kuvendin e Kosovës është duke u mbajtur seanca plenare për shkarkimin e Albin Kurtit.

Lidhja Demokratike e Kosovës e cila është edhe nismëtare e mocionit për shkarkimin e Qeverisë Kurti  ka marrë mbështetjen e të gjitha grupe parlamentare, raporton lajmi.net.

Memli Krasniqi ka bërë të ditur se Partia Demokratike e Kosovës do të votojë pro rrëzimit të Qeverisë Kurti.

Njëjtë është deklaruar edhe Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, i cili shtoi se partia e tij, do e mbështesë me votë rrëzimin e Qeverisë Kurti.

Edhe Haxhi Shala nga Nisma-AKR është deklaruar se deputetët e këtij grupi parlamentar do ta votojnë rrëzimin e Qeverisë, raporton lajmi.net.

Pro rrëzimit të Qeverisë së Kosovës është deklaruar edhe Lista Serbe.

Agor Simiq nga Lista Serbe ka bërë të ditur se deputetët serbë do ta votojnë shkarkimin e Albin Kurtit.

Po ashtu edhe deputetët e Grupit Parlamentar 6+, janë deklaruar se vota e tyre në këtë seancë do të jetë pro rrëzimit të Qeverisë së Kosovës. /Lajmi.net/

Comments