TË KORRUPTUARIT DHE PROSTITUTAT SI “ENGJËJ”!?

36

Shkëlzen Halimi

MÖBEL THEMA

Duhet sqaruar edhe një herë se korrupsioni nuk prejudikon vetëm logjikën e “pikjes së parave nga qielli”, por edhe lidhshmërinë prapa perdeve me pushtetin për qëllime të caktuara dhe me çmim të caktuar. Kjo, natyrisht ka edhe premisa të prostitucionit politik. E, në çka duhet të shpresojnë shqiptarët dhe ku të gjejnë mbështetje? Ose, a do të duhet që edhe më tej të bëhen objekt manipulimi e përfitimi? Ja pse edhe shqiptarët në Maqedoni kanë njëmijë e një arsye që të jenë të dëshpëruar dhe të zhgënjyer nga ata, të cilët aq bukur dinë premtojnë, kurse në fakt vetëm për vete mendojnë. Kjo, mbase është bërë dukuri normale dhe nuk troket në ndërgjegjen e askujt. A keni parë ose dëgjuar që i korruptuari ose ai (ajo) që prostituohet ta pranojë mëkatin. Larg qoftë, ata konsiderojnë se janë “engjëj”…

Comments