“Të paedukatë, t’ju vijë turp”, kujt ia dedikoi këtë thumb Jonida

106

Jonida Vokshi është një ndër emrat më të dashur të ekranit për publikun shqiptar, e cila i ka bërë të gjithë për vete me ëmbëlsinë e saj. Rreth 10 muaj më parë, aktorja u bë nënë duke sjellë në jetë të voglën Emi, e cila është një kopje e vogël e partnerit, Besnik Krapi.

Emi është kthyer në kryefjalën e ditës së Jonidës, e cila ndan herë pas here momente me të voglën edhe në Instagram. Ajo nuk na i kursen momentet e përditshmërisë dhe me siguri edhe ju jeni ndjerë sikur jeni pjesë e shoqërisë apo familjes së Jonidës.

Jonida ndan herë pas here momente nga përditshmëria me ndjekësit e saj në rrjetet sociale Moderatoja njihet për sensin e saj të humorit dhe së fundmi ajo ka ndarë video ku shfaqet duke u përtypur dhe njëkohësisht thotë:

Informohu per Koronavirusin ne Zvicer

“Nuk e di nëse ka ndonjë gjë më të paedukatë nëse ti ndërkohë që flet përtypesh me ushqim apo çamçakëz. Turp, t’iu vijë turp”, është shprehur Jonida, dhe krahas videos ka vendosur një “emoji” duke qeshur.

Mesa duket kjo është haptas një ironi e hollë nga ana e bukuroshes, mirëpo nuk dihet se kujt i adresohet me saktësi. Para pak kohësh Jonida Vokshi ka bërë dy tatuazhe në trup dedikuar të voglës Emi, të cilët i ndau me ndjekësit në Instagram.

Ajo gdhendi në dorë emrin e të bijës, ndërsa në shtyllën kurrizore shkroi: “Faleminderit Zot!”, dhe me këtë i referohej dhuratës më të bukur që Zoti i ka bërë, vogëlushen e saj.

Comments