Të premten sërish protesta kundër rritjes së çmimit të rrymës elektrike

62

Të premten me fillin ora 18:00, në Shkup është caktuar protestë kundër vendimit të Komisionit Rregullator Energjetik (KRRE) për shtrenjtimin e rrymës për 7,4%, njofton Portalb.mk.

Ashtu siç theksojnë organizatorët, mbledhja do të bëhet në parkun e Çairit dhe do të marshojnë deri te Qeveria.

“Kërkojmë vullnetarë nga të gjitha vendbanimet e Shkupit dhe rrethinës që të paraqiten në këshillin e protestës që bashkë të organizojmë dhe sa më shumë ta mobilizojmë masën për protestë masive. Vullnetarët duhet që të paraqiten, t’i lënë të dhënat personale, por edhe vendbanimin dhe kontaktin e telefonit”, thuhet në paralajmërimin për protestë.

MÖBEL THEMA

Protestuesit e gjatë javës së fundit përpara Qeverisë, përveç kërkesës për shfuqizim të vendimit të fundit të KRRE-së, mes tjerash, kërkoi edhe shpërndarje të Komisionit, ndërkaq njëkohësisht të formohet trup arbitrar që të kontrollohet kualiteti i shërbimeve energjetike.

Javën e kaluar protestë është mbajtur gjithashtu edhe në Dibër, Gostivar, Tetovë dhe Kumanovë.

Komisioni Rregullator i Energjetikës së Maqedonisë së Veriut, nuk do ta ulë çmimin e rrymës elektrike për amvisëri, të cilin e rriti për 7,42% në mes të krizës shëndetësore e ekonomike, pavarësisht se qytetarët të cilët protestuan javën e kaluar i dhanë ultimatum që ta shfuqizojë rritjen dhe ta ulë çmimin e rrymës për 20% pasi që në të kundërtën do t’i bllokojnë rrugët kryesore të qyteteve dhe nuk do të japin llogari për të bëmat e tyre.

Vendimi i KRRE-së për të rritur çmimin e energjisë elektrike ishte skandaloz, bile ende më skandaloze ishte përpjekja e vendimmarrësve për të bindur banorët se Maqedonia e Veriut ka çmimin më të ulët në Evropë. Çmimi i energjisë elektrike duhet të krahasohet me pagën mesatare mujore, kur bëhet ky krahasim, rezulton se kemi një ndër çmimet më të shtrenjta në Evropë. Gjithashtu, mbetet e paqartë metodologjia se si kalkulohet çmimi dhe në çfarë mënyre kontrollohet implementimi i saj ashtu që të sigurojë çmim sa më real i cili njëkohësisht merr parasysh edhe atë se sa janë të kënaqur qytetarët me shërbimin që marrin nga kompanitë distributore të rrymës elektrike.

Comments