Të shtëna në një kazino në Shkup – vriten dy të rinj

500

Këtë mëngjes në ora 04:47 në SPB Shkup u raportua se katër persona të armatosur kane hyrë në nje kazino në rr. “Jadranska Magistrala” në Shkup dhe kane filluar të qëllojnë ndaj të pranishmëve, duke goditur VJ (22) nga Kosova, i cili vdes në vendin e ngjarjes. .

MÖBEL THEMA

Ndërsa, sipas raportit, BN (20) nga fshati Krusopek, Shkup, i angazhuar si oficer privat i sigurisë në kazino, u godit në kokë me arme, pas së cilës ai ka vdekur.

Sipas raportit, ata morën qarkullimin ditor nga arka dhe u larguan. Një ekip nga SPB Shkup kreu inspektimin në terren dhe u morën masa për gjetjen e autorëve dhe për zbardhjen e çështjes.

Comments