Tejkalim i pragut të alarmimit në Shkup dhe Tetovë, pritet aktivizim i masave për mbrojtje

173

Në dy stacione matëse në Shkup, Karposh dhe Lisiçe dhe në Tetovë në dy ditët e fundit koncentrimet mesatare ditore të grimcave PM 10 ka paraqitje të tejkalimit të pragut të alarmimit për koncentrimet, gjegjësisht janë përmbushur kushtet për aktivizimin e masave për mbrojtje nga ndotja e ajrit.

Ministria e Mjedisit jetësor dhe Planifikimit Hapësinor e informon Qeverinë sipas rregullit për ndryshime dhe plotësime të Rregullit për vlera kufizuese për nivele dhe lloje të substancave ndotëse në ajrin ambientues dhe pragje të alarmimit, afate për arritjen e vlerave kufitare, margjinat e tolerancës për vlerë kufitare, caqe të vlerave dhe caqe afatgjate në të cilin është definuar pragu i alarmimit të grimcave të suspenduara me madhësi deri në 10 mikrometra dhe parashikimin e marrë të motit nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Koncentrimet mesatare ditore të grimcave PM 10 të matura më 25 janar në Karposh janë 193,29, në Lisiçe 243,74 dhe në Tetovë 188,24 mikrogramë në metër kub, më 26 janar në Karposh 177,14, Lisiçe 245,84 dhe në Tetovë 185,05 mikrogramë në metër kub.
Për aktivizimin e masave për mbrojtje duhet që në dy ditë radhazi të ketë tejkalim të vlerës prej 175 mikrogramë në metër kub.

Edhe matjet prej mbrëmë tregojnë koncentrime të larta të grimcave PM 10. Në Qendër është regjistruar niveli më i lartë prej 205 mikrogramëve, ndërsa në mëngjes sipas matjes së fundit është 194 mikrogramë, në Karposh koncentrimet kishin arritur deri në 195, matja e fundit është 179 mikrogramë, në Lisiçe koncentrimi më i madh sot është 340, ndërsa në mëngjes matjet e fundit tregojnë 170 mikrogramë dhe te Rektorati janë matur koncentrimet më të larta prej 407 mikrogramë në metër kub.

MÖBEL THEMA

Në Tetovë gjatë ditës së sotme janë matur 18 mikrogramë në metër kub.
Masat të cilat duhet t’i aktivizojë Qeveria parashohin që të lirohen nga puna gratë shtatzëna, personat më të moshuar se 60 vjet dhe personat me astmë kronike, infarkt të rëndë të miokardit ose sulm në tru, pa dallim të moshës, me rekomandim të mjekut amë.

Të gjitha subjektet juridike ta riorganizojnë orarin e punës dhe personat të cilët punojnë në vend të hapur të punojnë prej orës 11 deri në orën 17, si dhe tu rekomandojnë që të mos organizohen gara sportive dhe manifestime të tjera kulturore në vende të hapura, organeve të administratës shtetërore, agjencive, fondeve, byrove, enteve, ndërmarrjeve publike dhe shoqatave aksionare në pronësi të shtetit dhe komunave ta ulin deri në 50 për qind përdorimin e automjeteve zyrtare.

Të rritet aktiviteti i shërbimeve për ndihmë të shpejtë, vizita shtëpiake dhe shërbim patrullues, dhe të angazhohet Shërbimi për ndihmë të shpejtë që të dorëzojë informacion deri te Instituti i Shëndetit Publik për numrin e thirrjeve, sipas diagnozës, gjinisë, moshës, vendbanimit dhe komunës, për kohëzgjatjen e episodit të ndotjes alarmante të ajrit në bazë ditore deri në përfundimin e episodit dhe një javë pas përfundimit.

Të zbatohen kontrolle në objektet industriale me leje të integruar A, me matje kontrolluese të lëshimit të materieve ndotëse në laborator të akredituar, që të konfirmohet se a zbatohen kushtet e shënuara sa i përket lëshimit në ajër. Dhe parashihet që kapacitetet me leje të integruar A ta ulin prodhimin për 50 për qind.

Comments