Çfarë fshihet pas pëllumbit mavi që ka pushtuar Facebook-un? (Foto)

190

Këtu e pak ditë, ky pëllumbi ose thënë ndryshe, zogu që shihni në foto ka pushtuar rrjetin social Facebook duke u kthyer në “hit” e frymëzim për shumë postera humoristike, por shumë pak e dinë nga e ka origjinën.

Krijuesja e këtij pëllumbi Syd Weiler nuk ka një arsye specifike për këtë afishe të re në Messenger, shkruan opinion.al.

download

Pëllumbi mavi i quajtur “Trash Dove” e ka origjinën nga Tajlanda.

Krijuesja e tij ka deklaruar se e ka parë dhe vizatuar këtë pëllumb të veçantë gjatë kohës që ishte me pushime në plazhet e Tajlandës.

thailand

Fillimisht ky zog është shfaqur për herë të parë në fillim të këtij muaji në një faqe tajlandeze në Facebook e më pas është përhapur me shpejtësi.

giphy

Lëvizja që bën më kokë është konsideruar aq qesharake, ndërkohë për disa të tjerë janë bezdisur aq shumë nga kjo “krijesë” saqë kanë vendosur të hapin një peticion drejtuar Facebook për ndalimin e tij.

Comments