Tërmeti trondit Turqinë perëndimore, banorët lënë shtëpitë dhe dalin në rrugë

326

Një tërmet me magnitudë 5,4 ka tronditur Turqinë perëndimore të mërkurën vonë, duke bërë që banorët të dalin jashtë shtëpive të tyre.

Sipas medive të huaja, përcjell Telegrafi, Autoriteti i Turqisë për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) tha në një deklaratë se tërmeti ishte 5.4 në shkallën Rihter dhe ndodhi në rrethin Akhisar të provincës Egjean Manisa.

Dy dridhje të tjera u regjistruan gjithashtu pas tërmetit.

MÖBEL THEMA

Tre minuta pas tërmetit, qyteti fqinj Kırkağaç u trondit nga një dridhje me magnitudë 4.1, ndërsa 16 minuta pas tronditjes fillestare, Akhisar u trondit përsëri nga një tërmet me magnitudë 3.8.

Kryetari i Akhisar, Besim Dutlulu, tha se asnjë civil nuk u lëndua dhe se nuk ka asnjë ndërtesë të dëmtuar.

Ndryshe, Turqia ndodhet përgjatë një prej zonave më aktive sizmike në botë. /Telegrafi/

Comments