Testi që zbulon brenda 2 minutash nëse keni konsumuar drogë

141

Image result for drogen konsumieren

Një teknikë për të identifikuar përdoruesit e kokainës është krijuar në laboratorin e Universitetit të Surrey, shkruan Tv Klan, transmeton Portalb.mk.

Testi është i thjeshtë dhe brenda 2 minutash nëpërmjet shenjave të gishtave mund të zbulojë dhe të bëjë dallimin se kush ka konsumuar kokainë dhe kush është ekspozuar gabimisht ndaj kësaj droge, edhe pse mund t’i ketë larë duart. Teknika bazohet në kimikatet që dalin nga djersa.

MÖBEL THEMA

Studiuesi Dr. Min Jang nga departamenti i kimisë në Universitetin e Surrey thotë: “Shenjat e gishtave janë një mënyrë shumë e mirë për të testuar personat nëse kanë konsumuar lëndë narkotike, pasi është e thjeshtë dhe efikase për t’u mbledhur”.

Benzoylecgonina, e cila prodhohet në trupin e personit që ka pirë kokainë, bën dëllimin mes personave që e kanë konsumuar atë dhe atyre që thjeshtë e kanë prekur.

Dr. Catia Costa shpjegon se kjo teknikë mund të përdoret për të zbuluar personat që kanë konsumuar heroinë, kanabis ose amfetaminë.

Comments