Tetovë, gjendet një person pa shenja jete

128

Dje pasdite skaj rrugës në fshatin Rogaçevë, Tetovë, është gjetur pa shenja jete një burrë nga Shkupi.

Bëhet fjalë për një person 67-vjeçar me iniciale G.K.

MÖBEL THEMA

Nga MPB informojnë se nga ana e mjekut është konstatuar vdekja e tij, në të cilin nuk janë vërejtur shenja dhune.

Hetim në vendin e ngjarjes kanë bërë ekipet e SPB Tetovë, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dorëzuar për autopsi./Telegrafi/

Comments