Thaçi dëshiron të jetë zëvendëskryeministër edhe ministër i Punëve të Brendshme

76

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi dje vizitoi disa fshatra të Kumanovës bashkë me Orhan Ibrahimin, edhe atë: Ramanli, Llopat, Çerkez. Ai më pas ka mbajtur tubimin përmbyllës në Kumanovë.

Gjithashtu, Menduh Thaçi ka qenë edhe në Reçicë të Vogël – Tetovë ku u shpreh: “Po ta jep populli forcën e vërtetë, përveç që kandidoj për zv/kryeministër synimi i ardhshëm është të jem edhe Ministër i Punëve të Brendshme. Në emër të ligjit ta luftoj pamëshirshëm të keqen brenda shqiptarëve duke filluar prej kazinove që t’i mbyll brenda 24 orëve. Kazino dhe lojëra të fatit do të ketë ashtu siç ka në Gjermani, Zvicër etj. Kazinotë 42 km larg vendbanimeve”, ka thënë Thaçi.

MÖBEL THEMA

Kryetari i kësaj partie Menduh Thaçi dhe Orhan Ibrahimi – bartës liste në zonën nr. 2 kanë qëndruar edhe në Rramanli të Kumanovës, si dhe Llopat dhe Çerkez të Kumanovës.

“Ekonomia jonë është rrënuar, financat e familjeve tona janë shkatërruar. Jam i gatshëm të luftoj me këto probleme.”

“Në fund të këtij viti plagët do t’i kemi mbyllur. Në fillim të vitit të ardhshëm premtoj zhvillim ekonomik. Fundi i vitit të ardhshëm në qeverisje do të na gjejë me hapjen e mijëra vendeve të punës”.

Comments