Thaçi: Kryeministër më të dobët se Kurti s’kam parë ndonjëherë

182

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka deklaruar se kryeministër më të dobët se Albin Kurti s’ka parë ndonjëherë.

“E vërtetë se s’do të shkarkohem, sepse s’do të zgjedhem më. Kryeministër më të dobët, më të paditur e më të papërgatitur për të udhëhequr këtë zyrë vendi s’ka pasur nga periudha 2001 e tutje. Kosova ka ndërruar shumë kryeministra, një kryeministër që një ligj nuk e ka procedu në Kuvend çka pret prej tij. Pyetja shtrohet çka ka bërë për bujkun? Zero. Cka ka bërë për biznesin e mesëm, ndërmarrjet e mëdha e investitorët ndërkombëtarë? Ka larguar grandet miliona dollarëshe, por edhe ka bërë shantazhe ndaj kompanisë amerikane. Pra këto janë të arriturat e tij në ekonomi, ndërsa del ministri i tij e thotë e kemi ulur papunësinë në kohë pandemie, kjo është qesharake”, tha Thaçi, shkruan Indeksonline.

MÖBEL THEMA

Ai në TV Dukagjini shtoi se është i etur për qeveri stabile.

“Të vazhdohet me reforma, e të kemi mirëqenie qytetarët për të vazhduar drejt perspektivës për partneritet me NATO-n dhe kultivimin mëtutjeshëm për raportin me ShBA-në. S’jam në presionin e votave, luaj rolin e presidentit, por presidenti ndaj të keqes nuk guxoj të heshti, kur shkelet ligji e prishet raporti me ShBA-të. S’kam synim të kthehem as në parti, as në qeveri as asku në asnjë mandat. Por unë jam president politik, s’jam president i zgjedhur me matematika por legjitimitet të plotë qytetarë. Nuk kisha rreziku veten me e shkel Kushtetutën as për Hotin, as për askënd tjetër. Për hatër të askujt nuk hy në këtë rrezik. Unë do ta respektoj vendimin. Do ta respektoj vendimin, do ta lexoj atë. Në 20 vite se kam shkelur as Kushtetutën as ligjin e vendit tim dhe asnjëherë s’do të tentoj ta shkelë. Nëse del një vendim, jeta ime nuk është ajo zyrë, pra do ta respektoj atë vendim.”, tha ai./Indeksonline/

Comments