Thaçi: Kurti më fliste për një federatë ballkanike, nuk e kuptova se çfarë donte të thoshte

130

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka zbuluar në emisionin Pressing në T7 se cfarë ka biseduar me Albin Kurtin në kohën kur ky i fundit ishte kryeministër i Kosovës.

Të dy janë takuar në fillim të marsit në një takim ku nuk ishin të pranishme mediet.

Thaci thotë se ka transkripta të plota nga takimi, derisa thotë se Kurti ka pasur disa ide ambizioze.

“Fliste për një lloj federate Kroaci-Bullgari-Mal i Zi- Bosnjë. Nuk e kam kuptuar se cfarë do të thoshte. Por nuk besoj që Kosova e ka luksin për të kërkuar federata e nisma rajonale”, thotë ai. /Express/

Comments