Thaçi: Masakra e Rezallës, tregon natyrën e qartë të krimeve masive kundër njerëzimit

126

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se një ndër masakrat e rënda, të kryera nga policia dhe ushtria serbe kundër popullatës shqiptare në prill 1999, ishte ajo e Rezallës.

MÖBEL THEMA

Thaçi ka shkruar në Facebook se edhe në këtë masakër tipike të shtetit serb ndaj popullatës civile të paarmatosur pësuan kryesisht burrat, duke treguar natyrën e qartë të krimeve masive kundër njerëzimit, për të cilat nuk u vu para drejtësisë askush nga urdhërdhënësit dhe ekzekutuesit e tyre.

“Plaçkitjet, djegiet, dhunimet, vrasjet, masakrat dhe dëbimet masive ishim forma të hapura të gjenocidit të shteti serb, projekt që u zbatua anembanë Kosovës në vitet 1998-1999. Kosova kurrë nuk do ta harrojë gjakun e martirëve të lirisë”, ka shkruar ai.

Comments