Bota, Lajme — December 6, 2017 at 11:29 pm

Theresa May nuk përkrahë vendimin e Donald Trump për Jerusalemin

by

Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May ka shtuar zërin e saj për mospajtimin lidhur me vendimin e fundit për Jerusalemin nga Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump.

“Ne nuk pajtohemi me vendimin e SHBA për të lëvizur ambasadën e saj në Jerusalem dhe për të njohur Jerusalemin si kryeqytetin izraelit përpara një marrëveshjeje për statusin përfundimtar”, tha një zëdhënës i saj duke cituar zonjën May, njofton Klan Kosova.

“Ne besojmë se është e padobishme në lidhje me perspektivat për paqe në rajon”, citohet të ketë përfunduar May reagimin e saj ndaj vendimit të Presidentit Donald Trump.

Comments

comments