Theret me thikë një i ri në Tetovë, me urgjencë dërgohet në klinikat e Shkupit

3,683

Një djalosh është therur me thikë në Tetovë. Lajmin për TV SHENJA, e ka konfirmuar zëdhënësi i SPB Tetovë, Fatmir Rexhepi, i cili ka thënë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17.20 në rrugën Marshall Tito në Tetovë.
Sipas informacioneve sulmuesi me iniciale P.H., me thikë e ka sulmuar M.A, pas çka ka ikur.
Djaloshi i lënduar është dërguar me urgjencë në klinikat e Shkupit. /SHENJA/

Comments