Thirrje publike kryeministrit në detyrë z. Albin Kurtit

347

Shkruan: Nuran Xhusmhiti
Unë si një qytetar i thjeshtë i Republikës së Kosovës, kam vetëm një kërkesë për kryeministrin në detyrë:
“Kryeministër të lutëm shkarkoje Shkëlzen Gashin, i cili ka ofenduar UÇK-në (krenarin shqiptare), në të cilën për një kohë të shkurtë keni qenë edhe ju”. Ky po thotë se DickMarty, është mik i shqiptareve e si një mik i shqiptareve mund të sjell raport se UÇK-ja, ka kryer krime. Por disa që e thonë se UÇK-ja, ka kryer krime duhet me ju bë analizat se a kanë gjake shqiptari.
Kryeministër, kur thuhet se UÇK-ja, ka kryer krime vetëm merre me mend sesi ndihen familjarët e dëshmoreve.
Kryeministër kur thuhet se UÇK-ja, ka kryer krime vetëm merre me mend sesi ndihen invalidët të cilën humbën gjymtyrët duke luftuar.
Kryeministër, kur thuhet se UÇK-ja, ka kryer krime vetëm merre me mend sesi ndihen ushtarët e UÇK-së.
Kryeministër, kur thuhet se UÇK-ja, ka kryer krime vetëm merre me mend sesi ndihemi ne që kemi pasur familjar në UÇK.
Kam menduar se vetëm në përdhunën e paraluftës dhe të luftës nuk e paskan dashur UÇK-në, por paska edhe sot zemër të prishur që nuk po dujkën UÇK-në.
Kryeministër të lutëm shkarkoje sa më shpejtë këtë zemër prishur!

Comments