Kronika e Zezë, Lajme — September 12, 2017 at 4:32 pm

Tiranë/ Atentat te 9-katëshet, burri zbret nga makina, nxjerr pistoletën dhe qëllon ndaj të riut

by

Sipas disa dëshmitarëve që kanë kontaktuar me redaksinë tonë, mësohet se një atentat me armë zjarri ka ndodhur para pak minutash në Tiranë pranë zonës së njohur si 9-katëshet.

Një person i paidentifikuar ka zbritur nga një automjet dhe ka qëlluar disa herë me pistoletë një të ri që ishte në rrugë. Nga të shtënat mësohet se i riu mbeti i plagosur dhe u dërgua me urgjencë në spital.

Sipas dëshmitarëve atentatori zbriti nga një mjet me ngjyrë të zezë dhe pasi kreu krimin u largua në drejtim të Pazarit të Ri.

Ndërkohë ka ardhur edhe reagimi zyrtar i policisë në lidhje me ngjarjen. Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 21 :00 në numrin e Emergjencave 112, ka ardhur telefonatë për plagosje me armë zjarri tek “Pazari i Ri”.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca, ku nga hetimet paraprake ka rezultuar se: Shtetasi P.Gj., pas një konflikti është qëlluar në pjesën e këmbës me armë zjarri nga shtetasi K.M., 40 vjeç, banues në Tiranë.

Shtetasi i dëmtuar është transportuar në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. Autori i plagosjes, shtetasi K.M., 40 vjeç është arrestuar nga policia dhe është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme. Po punohet për zbardhjen e motiveve dhe rrethanave të ngjarjes. /Joq

Comments

comments