Tiranë, makina në flakë pranë Kryeministrisë

63

Një makina është përfshirë nga flakët në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’. Ngjarja ka ndodhur shumë pranë Kryeministrisë. Siç shihet dhe nga pamjet, makina ka marre flake ne ecje, ndërsa policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes.

MÖBEL THEMA

Pasi u njoftua, në vendin e ngjarjes mbërriti dhe zjarrfikësja, e cila bëri të mundur shuarjen e flakës.

Fatmirësisht nga zjarri nuk ka persona të lënduar, ndërsa e gjithë zona përreth është ‘pushtuar’ nga tymi. Ndërkohë policia po heton në lidhje me zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.

Comments