Titulli i Premier Ligës mund të mos i takojë Liverpoolit nëse kampionati ndërpritet shkaku i Coronavirusit

122

Avantazhi prej 22 pikëve i Liverpoolit ndaj Manchester Cityt mund të bie në ujë, nëse Coronavirus bën që kampionati të shkurtohet në Ligën Premier. The Reds janë afër shënjestrës së tyre për titull kampioni, gjë që e presin për 30 vjet, ndërsa pjesën më të madhe të sezonit janë të pamposhtur tash e një vit. Sidoqoftë, kjo nuk do të thotë asgjë, nëse Coronavirus do të godiste Ligën Premier.

Një raport i mediumi anglez The Telegraph thotë se të besuarve të Jurgen Klopp nuk do tu ‘garantohet’ titulli nëse sezoni përfundon herët për shkak të shpërthimit të këtij virusi.

Nuk ka rregullore specifike që tregon se çfarë ndodh nëse një sezon që ka 38 ndeshje shkurtohet. Pa mbylljen e të gjitha ndeshjeve, nuk do të ketë fitues, por edhe tre klubit që  do të bien nga elita, nuk mund të largohen.
Me virusin që po përhapet në Evropë ditëve e fundit, ka bërë që të shtyhen ndeshje, anulohen ose zhvillohen pas dyerve të mbyllura.

MÖBEL THEMA

Disa ndeshje në Serie A janë shtynë në fundjavën e kaluar dhe këtë fundjavë disa do të luhen pa tifozë.

Përhapja e madhe kohëve të fundit në kontinent, mund të çojë qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar që ‘të zgjedhë të anulojë ngjarjet sportive për dy muaj’. Kjo do të përfshijë të paktën një pjesë të 11 ndeshjeve të mbetura në nivelin e elitë të Anglisë.

Përderisa gara për tituj është vendosur tashmë, më shumë ka emocione për vendet që do të luajnë në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës.

Chelsea është në vendin e katërt aktualisht, por vetëm tre pikë para vendit të pestë Manchester United.

Comments