Top Lajm — January 11, 2017 at 7:00 pm

Instituti Amerikan i Paqes: Ekstremist islamist po operojnë në pjesën veriperëndimore të Maqedonisë

by

Pesë komuna- katër prej të cilave janë në afërsi të kufirit Maqedoni-Kosovë janë të ndjeshëm ndaj ekstremizmit të dhunshëm, hetuan nga Instituti Amerikan i Paqes në raportin e fundit special, transmeton Tetova1.

Më shumë se një e treta e luftëtarëve kosovar vijnë nga këto komuna që parqet 14 % të popullatës në vend, thuhet në raportin e Uashingtonit.

“Radikalizim afatgjatë dhe i targetuar, regrutim dhe tentime për mobilizim të rrjeteve ekstremiste të financuara prej jashtë, tashmë pesëmbëdhjetë vite janë aktive në veriun e Kosovës dhe veriperëndimin e Maqedonisë. Këto rrjete shpesh herë janë udhëhequr nga kuadro lokal të institucioneve religjioze nga Lindja e Mesme të përfshirë në shpërndarjen e formës konservatore të Islamit, të përzier me agjendën politike”, thuhet në raportin special të Institutit të paqes në SHBA.

Comments

comments