Top Lajm — January 11, 2017 at 7:54 pm

Less: Ndarja e Maqedonisë është zgjidhja e Ballkanit

by
timothy-less-780x439

Ish sekretari politik në ambasadën e Mbretëtisë së Bashkuar në Shkup, nuk heq dorë nga ndarja e shteteve. Ai si zgjidhje për Ballkanin kërkon Shqipërinë e Madhe, Serbinë e Madhe dhe Kroacinë e Madhe me ndarjen e Maqedonisë. Timothy Less, edhe një herë tërhoqi vëmendjen e opinionit, prej kur e publikoi analizën e tij në “Foregin Policy”, në të cilën kërkon formimin e Serbisë, Kroacisë dhe Shqipërisë së Madhe, përcjell Telegrafi Maqedoni.

 Më tej ai për Maqedoninë rekomandon recetën e pakicës shqiptare që të marrë një formë të pavarësisë apo federalizim dhe pastaj shqiptarët të bashkohen me atdheun e Shqipërisë.

Timothy Less, i cili tani e drejton “Evroa e Re” thotë se në vendosjen e kufijve ka pasur tre skenarë. Ai thotë se më të mirën për Ballkanin do të mund ta zgjidhnin Britania e Madhe, Gjermania, Franca, Rusia dhe Turqia me ndihmë të SHBA-ve.

Ai më tej thotë se, perëndimi nuk është në gjendje të ndalojë pakicat kombëtare të bashkohen me shtetet e tyre amë. Për këtë ai e përmend referendumin e boshnjakëve të Serbisë me ndihmë të Rusisë, ndërsa Perëndimi sipas tij, nuk reagoi fare.

Comments

comments