Tragjike: Vritet një 19-vjeçar në Gjilan

104

Një 19 vjeçar është vrarë pas mesnate në qytetin e Gjilanit.

Rasti është konfirmuar për lajmi.net edhe nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili ka bërë të ditur se viktima dyshohet se është therur njëherë me mjet të mprehtë, shkruan lajmi.net.

“Me datë 23.10.2020 rreth orës 00:06, stacioni policor në Gjilan kanë marrë një informatë se në rrugën “Gjon Sereqi” në Gjilan është një person i lënduar, dyshohet me mjet të mprehtë. Patrullat policore ju kanë përgjigjur informatës ku në vendin e ngjarjes kanë gjetur viktimën E. S. (2001) . Viktima është dërguar me urgjencë ne spitalin rajonal në Gjilan, më pastaj është dërguar në QKUK-në Prishtinë. Në vendin e ngjarjes ka dalë Prokurori i shtetit , njësitet e hetimeve dhe forenzika rajonale”, ka thënë ai.

Dy orë më vonë, personi që u gjet i therur ndërroi jetë në QKUK.

Informohu per Koronavirusin ne Zvicer

“Rreth orës 01;55 nga QKUK jemi njoftuar se viktima i dërguar nga Gjilani ne Prishtinë kishte ndërruar jetë”, ka thënë ai.

Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pa jetë dërgohet në IML.

“Për momentin askush nuk është arrestuar. Policia e Kosovës po punon intenzivisht në zbardhjen e rastit”, ka thënë Hashani për lajmi.net.

Viktima ishte i moshës 19-vjeçare. /Lajmi.net/

Comments