Trajneri i 11-vjeçarit që ndërroi jetë me dedikim emocional

100

Deutsch-ABC

Pas një aksidenti tragjik të ndodhur në qytetin e Mitrovicës, ka ndërruar jetë futbollisti i ri kosovar, Xhevat Jusufi (11-vjeçar).

Ai ka ndërruar jetë derisa po shkonte në stërvitje të ekipit Lushta pas një aksidenti.

Trajneri i tij Emin Baliqi ka reaguar me fjalë emocionuese në rrjetin social Facebook.
Ja postimi i Emin Baliqit

MÖBEL THEMA

“Të Allahut jemi dhe te Ai do kthehemi”

Sot ishte humbja më e madhe në jetën time,humbëm një fëmijë që njihej si fëmija më i dashur dhe me i buzëqeshur në botë,sa here u takonim peshendetja ishte “Perhajr bajrami trener” mirëpo sot kjo përshëndetje nuk u realizua.

Allahu të deshti dhe të mori kurse neve na sprovoi me vdekjën tënde , që ishte sprova ma e madhe e jetës time.

Ngushllime familjës dhe gjithë atyre qe e kan njoftë , Allahu ua shtoftë sabrinë familjës dhe neve gjitheve , Inshallah në Xhehnet.

Comments