Trajneri personal i Majlinda Kelmendit i futet politikës, hyn në AAK

52

Trajneri i mirënjohur i xhudos, Driton Kuka ka njoftuar publikun se i është bashkuar partisë së Ramush Haradinajt, AAK-së.

Ai këtë e ka konfirmuar përmes një postimi në Facebook, ku shkruan se kontributin e tij tash e tutje do ta japë përmes partisë së kryeministrit në dorëheqje, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

MÖBEL THEMA

“Parimet e mia në punë drejt sukseseve ishin dhe janë qëndrueshmëria dhe respektimi fjalës së dhanë!Virtyte këto të Kryeministrit në detyrë z.Ramush Haradinaj! Këto parime ishin vendimtare që ti bashkohem që kontributin tim në sport por jo vetëm tash e tutje ta jap edhe përmes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës! Ka shumë gjëra në Kosovën tonë që duhet shtyrë përpara sidomos në sport e rini që kemi!

Kam miq në çdo parti politiike dhe parimi im është bashkëpunimi pët të mirë të vendit! Kosova mbi të gjitha …” – është shprehur trajneri Kuka.

Lajmin e ka bërë të ditur edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Comments