Trajneri që bëri ‘namin’ në Europë i thotë ‘JO’ Barcelonës

403

Trajneri i Ajax, Erik Ten Hag ka refuzuar ofertën e Barcelonës dhe shumë klubeve të tjera që kanë shfaqur interes.

Në një reagim për mediat, tekniku holandez konfirmoi dëshirën e tij për të qëndruar në Amsterdam duke konfirmuar se ndihet i lumtur.

MÖBEL THEMA

“Është nder të jem i kërkuar nga klubet e mëdha si Barcelona, Bayern dhe Chelsea, por kam një kontratë me Ajax dhe jam i lumtur këtu”, tha ai.

“Unë po planifikoj të ardhmen time këtu, nuk po mendoj të largohem”, tha përfundimisht tekniku që bëri jehonë me klubin e Ajaxit këtë sezon në Champions League.

Kujtojmë që Erik Ten Hag ishte një ndër kandidatët favorit për të marrë drejtimin e Barcelonës.

Comments