Tramp: Fillon shërimi me hidroksihlorohin i të sëmurëve me Kovid-19

124

Presidenti amerikan Donald Tramp deklaroi në brifing në Shtëpinë e Bardhë  se ilaçi kundër malarias – hidroksihlorohin prej sot do të fillojë të përdoret  për shërim të pacientëve të infektuar me koronavirus.

MÖBEL THEMA

“Me kënaqësi ju njoftoj se  në Nju-Jork do të fillojnë  hulumtimet  klinike për ilaçet ekzistuese të cilat mund të jenë efikase  kundër koronavirusit. E urdhërova Qeverinë federale  të furnizojë sasi të mëdha të hidroksihlorohinit dhe ilaçi  fillon të përdoret prej sot”, tha Tramp.

Sipas institutit “Xhon Hopkins”, i cili i koordinon të dhënat e pushteteve federale dhe lokale, në SHBA janë paraqitur më shumë se 42,8 mijë raste  të të infektuarve me koronavirus.

Comments