Tre persona vdesin në rrethana të dyshimta brenda një dite në Kosovë

326

Vetëm brenda 24 orëve, në Kosovë është raportuar për tri raste të vdekjeve në rrethana të dyshimta.

MÖBEL THEMA

Rasti i parë është raportuar të ketë ndodhur në fshatin Bukosh të Suharekës, shkruan lajmi.net.

Atje është raportuar se viktima mashkull kosovar për motive të panjohura ka ndërruar jetë në Spitalin e Prizrenit.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.

Rasti i dytë, sipas raportit të Policisë së Kosovës ka ndodhur në Mamushë të Prizrenit, ku është raportuar se viktima femër, është dërguar në gjendje të rënë shëndetësore në Spitalin e Prizrenit  për trajtim mjekësor.

Mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në  Institutin e Mjekësisë Ligjore  për Obduksion.

Ndërkaq, rasti i tretë ka ndodhur në Istog, teksa viktima e gjinisë femërore, në banesën e saj  nga familjarët është gjetur pa shenja jete.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në  Institutin e Mjekësisë Ligjore  për obduksion. /Lajmi.net/

Comments