Tri ushqimet që po ua shkaktojnë fertilitetin, largojini menjëherë

308

Duke filluar nga ushtrimet ‘squat’ e deri te konsumimi i pemëve e perimeve, këshillat se si ta rritni testosteronin janë thuajse të panumërta.

MÖBEL THEMA

Megjithatë, përderisa ka ushqime të caktuara të cilat ju ndihmojnë të prodhoni më shumë testosteron, ka disa tjera të cilat jua shkatërrojnë atë, transmeton Telegrafi.

Alkooli

Një gotë birrë mund t’ju duket si asgjë dhe madje mundeni edhe ta shijoni atë në maksimum. Por, nëse nivelet e larta të hormoneve i keni prioritet, atëherë duhet ta ulni sasinë e alkoolit që e konsumoni.

Të njëjtat endorfine të cilat lirohen gjatë konsumimit të alkoolit, pra që ju bëjnë të ndiheni mirë, janë kimikale përgjegjëse për shkatërrimin e nivelit të testosteronit.

Fatkeqësisht, kjo nuk është e vetmja – të gjitha kaloritë e alkoolit kontribuojnë që ju të shtoni peshë shpejt dhe kjo jua ulë testosteronin edhe më shumë.

Produktet e sojës

Fatkeqësisht për adhuruesit e sojës, lidhja mes sojës dhe testosteronit është e mbushur me konflikt shkencor. Studime të shumta kanë treguar se soja e zvogëlon numrin e spermatozoideve dhe e zvogëlon testosteronin.

Pijet me sheqer

Kjo i përfshin edhe ëmbëlsirat e ndryshme, megjithatë kënaçet me pije të gazuara janë më të dëmshmet! Një studim nga Universiteti i Oksfordit u kishte dhënë 75 meshkujve nga 75g dozë sheqer të pastër. Mesatarisht meshkujt kishin pasur 25% rënie të testosteronit.

Comments