Lajme, Opinione — December 2, 2017 at 1:31 pm

Tribunali i Hagës– midis Viktimave dhe Kriminelëve

by

Tribunali i Hagës– midis Viktimave dhe Kriminelëve
Krimet në Bosnjë janë monstruoze dhe të pa dënuara plotësisht, por ashtu si thuhet zakonisht, Drejtësia vonon por nuk mënon.

Shkruan: Pirro Prifti

Gjenerali Praljak piu helmin sepse nuk ishte dakort me vendimin për dënimin e tij me 20 vjet burg, duke shprehur kështu mos-dakortësinë e tij; sidoqoftë krimet mbeten krime, dhe krimet në Bosnjë ashtu si dhe krimet në Kosovë mbeten të padënuara të gjitha. Kjo tregon se jo gjithmonë Drejtësia shkon parallel më të Vërtetën dhe dënimin e fajtorëve. Rasti i Praljak tregon se Tribunalit të Hagës ishtëështë prishur kandari, dhe pot ëkujtojmë lashtësinë dhe Logos-in e Drejtësisë, Perëndeshën . Perënndesha e Drejtësisë me sy të mbyllur –Themis, nuk mund të jetë e kënaqur me Tribunalet dhe Gjykatat në këtë botë, veçanërisht me Tribunalin e Hagës kur sheh padrejtësitë.

Gjenerali Slobodan Praljak i lindur më 1945, para luftës së Bosnjës kishte mbaruar tre Universitete në Zagreb; inxhinjeri elektrike, Shkenca sociale dhe humae, dheart dramatik. Ai i u bashkua forcave ushtarake kroate në 1991 vullnetarisht për të luftuar për pavarësinë e Kroacisë nga ish Jugosllavia. U gradua me gradën general major pas marëveshjes së Sunja-s.

Në 1993 si përfaqësues i Ministrisë së Mbrojtjes Kroate, general majori Praljak i propozoi Alija Izetbegoviçit të çbllokojë Sarajevo-n, por propozimi i tij u hodh poshtë.

Nga 24 korrik e deri në 8 Nëntor 1993, Praljak ishte Shefi i Shtabit të Këshilit të Mbrojtjes Kroate dhe në fakt ndihmoi mbrojtjen boshnjake të rrethuar në Sarajevo me armatime, dhe lejoi UNHCR të dërgojë nëpërmjet urës së Mostar-it ndihma humanitare të cilat u bllokuan nëÇitluk.

Gjeneral majori Praljak doli para Tribunalit të Hagës vullnetarisht në 5 prill 2005 përpara ICTY, dhe ishte një nga gjashtë të akuzuarit kroatë për krime lufte në Bosnjë.

Një nga Akuzat e Hagës është se Praljak shkatërroi urën e Mostarit-Starii Most, një akt që sipasICTY (International Criminal Tribunal for the former Yugoslavia): shkaktoi dëmtimë disproporcionale ndaj popullatës civile myslimane në Bosnjë“. Këtë akuzë Praljak e mohoi duke thënë se ai ishte në konflikt me komandantin e Batalionit të Ndëshkimit kroat-Mladen Naletiliç pikërisht për këtë problem dhe se ky fundt ps përplasjes kishtë dhënë dorëheqjen. ICTY – hetoi nëse ura mund të ishte shkatërruar nga forcat serbe (JNA-Yugoslav National Army) që kishin rrethuar edhe më parë urën.

Akuza e dytë kundër gjeneralit Praljak ishte për brutalitetin e ushtruar ndaj të burgosurve në Kampin Dretelj në të cilin ishin vrarë 4 persona përveç dhunës brutale ndaj të të burgosurve të tjerë të kampit.

Gjenerali Praljak me gradën e lartë të tij ishte i lidhur ngushtë në të gjitha aspektet me planet dhe operacionet ushtarake por edhe operacionet policorenë Bosnjë Hercegovinë.

Praljak u largua nga ushtriaduke u dorëhequr më 1 dhjetor 1995.

Gjyqi kundër Gjeneralit Praljak filloi me 26 prill 2006. Në 29 Maj 2013, ICTY e dënoi atë me 20 vjet burg, por gjenerali Praljak e apeloi dhe më 29 nëntor 2017 përsëriICTY e quajti fajtor, megjithse Gjykatësi pranoi disa nga provat e gjeneralit , ai nuk pranoi të ulë dënimin Për pasojë Gjenerali Praljak iu helmin në sallën e gjyqit dhe vdiq disa orë pasi u dërgua me ambulancë në Spital.

Akuza kundër tij ishte: Krime kundër njerëzimit, persekutime, vrasje, largime me forcë, dhe burgosje të boshnjakëve, shkelje të ligjeve apo traditave të luftës dhe shkelje të Konventës së Gjenevës siplaçkitje të pronës publike dhe private nëpërmjet detyrimeve që kishte ndaj tëtretëve që përbënin grupet kriminale. Në akuzë ishte shtuar dhe shkatërrimi i urës Mostar me urdhër të tij.

Duke qënë se gjenerali Praljak kishte shlyer 2/3 e qëndrimit në burg ndoshta ai do të lirohej shumë shpejt, por sedra e lënduar e gjeneralit, si duket nuk e pranoi këtë dënim dhe njollë kaq të rëndë ndaj personit të tij dhe ai kreu vetvrasje nëpërmjet helmimit.

Interesant ëshë fakti i dy komenteve një nga Sheshel i cili e quajti vetvrasjen me helmim të gjeneralit Praljak si `veprim heroik`.

Kurse Presidenti kroat Konlindad Grabar-Kitaroviç, shprehu ngushëllimet e tij ndaj familjes së gjeneralit Praljak duke e quajtur atë si: `burrë i cili preferoi të vdesë se sat ë jetojë si fajtor për krime që nuk ikreu kurrë“ (https://en.wikipedia.org/wiki/Slobodan_Praljak).

Vetvrasja e gjeneralit kroat Praljak ngre dyshime mbi besueshmërinë e Tribunalit ndërkombëtar të Hagës përsa ipërket mbledhjes sëfakteve me të cilat dënohen njerëzit. Këto dyshime shtohen kur kemi parasysh përpjekjet e Tribunalit të Hagës për të kapur e dënuar luftëtarët e UÇK, si p.sh., rasti z. Haradinaj i cili gjithashtu u paraqit vullnetrisht në Tribunal madje duke u dorëhequr nga posti i Kryeministrit që kishte atëhere.

Sipas Listës së të akuzuarve nga Tribunali i Hagës ka rreth 30 e ca serbë të akuzuar për krime në Bosnjë , nja 10 kroatë gjithashtu për krimet në Bosnjë, dhe vetëm 4 serbë për krimet në Kosovë (një, pra Sheshelj, doli i pafajshëm), dhe 8 shqiptarë (Rammush Haradinaj i pafajshëm dhe Ademi ishte për Bosnjën por doli edhe ai i pafajshëm).

Si më poshtë janë të akuzuarit shqiptarë dhe serbë për Luftën dhe kimet në Kosovë.

Kriminelët serbë që ka arrestuar Tribunali i Hagës për krime në Kosovë janë: Slobodan Miloshevic, Milan Milutinoviç, Sheshelj (por içfajësuar nga Haga), Vladimir Gjorgjeviç,

Agim Murtezi, Isak Musliu, Fatmir Limaj, Haradinaj (çfajësuar nga Haga), Lahi Brahimaj, Idriz Balaj, Haradin Bala, Rahim Ademi (general kroat me origjinë shqiptare kosovare- nuk ka lidhje me luftën në Kosovë- por i cfajësuar)(https://en.wikipedia.org/wiki/List_of_people_indicted_in_the_International_Criminal_Tribunal_for_the_former_Yugoslavia).

Që këtu shihet barazimi midis kriminelëve serbë të ushtrisë serbe që shpërngulën rreth 400.000 shqiptarë të Kosovës drejt Shqipërisë, dhe viktimave, shqiptarëve të Kosovës të cilët u detyruan të mbrohen dhe të luftojnë për lirinë e tyre: 3 serbë të dënuar dhe 6 shqiptarë të dënuar.

Për ta lehtësuar pak këtë histori ngjethëse për dyshimet se Tribunali i Hagës punon me dy standarte të paktën përsa i përket Krimeve serbe në Kosovë, po ju tregoj historinë e shkurtër që mund të portretizojë këtë Tribunal i cili dëshmitë dhe faktet me sa duket i përzgjedh për të dënuar ato që i kërkon politika ndërkombëtarë dhe jo faktet, përsa i përket krimeve serbe në Kosovë.

Faktët që kërkon Tribunali i Hagës për krimet serbe në Kosovë, janë të ngjashmë me historinë e hajdutit i cili vodhi një burrë të vjetër pornë kuletën e tij nuk gjeti lekë. Burri i vjetër e akuzoi Hajdutin, dhe itha : “si nuk ke turp që vjedh një burrë plak e pa përkrahje“. Hajduti ja ktheu: `Turp të kesh ti që del, dhe nuk mban asnjë lek në xhep“.

Së fundmi mund të them se Dyshimet për Drejtësitë që jep Tribunalin e Hagës janë të vërteta pësa i përket krimeve serbe në Kosovë, sepse serbët kryen genocide të pastër kundër shqiptarëve të Kosovës por shumë pak janë dënuar ose fshehur për shkak të simpative politike ndaj Serbisë. Po kështu ndoshta dhe akuzat ndaj gjeneralit Kroat Praljak mund të jenë të egzagjeruara ose jo kjo është në ndërgjegjen e gjykatësit dhe të vetëvrarit.

Por një gjë mbetet: Gjykata e Hagës kurrë nuk duhet të barazojë krimet e kriminelëve me aktet mbrojtëse të viktimave si ajo që ngjau në Kosovë dhe Bosnjë. Shpresojmë që vetvrasja me helm e një gjenerali duhet të ngrejë dyshimin e arësyeshëm se midis akuzës dhe fakteve, sepse mesa duket, edhe në Tribunalin e nderuar të Hagës qëndron një hendek i madh përsa i përket paanësisë, sepse sot kandari i Perëndeshës së Drejtësisë Themis në Hagë është dëmtuar, dhe anon nga Padrejtësia./Pamfleti.com

Comments

comments