Tsalikov: Vaksina ruse kundër koronavirusit është gati

105

Vaksina e parë e Rusisë kundër koronavirusit, e bërë nga ekspertë dhe shkencëtarë ushtarakë të Institutit Kombëtar për Epidemiologji dhe Mikrobiologji Gamaleja, është gati, bëri të ditur sot zëvendësministri rus i Mbrojtjes Ruslan Tsalikov.

MÖBEL THEMA

Ai tha se ekspertët dhe shkencëtarët e Qendrës Kombëtare për Hulumtim i kanë kryer kontrollet dhe testimet fundit, se të gjithë pranuesit vullnetarë të vaksinës së re kanë zhvilluar reagim imunitar ndaj koronavirusit dhe se ndjehen mirë.

“Mund të them se vaksina e parë kundër koronavirusit është gati”, tha Tsalikov në bisedën me gazetarët e gazetës “Argument dhe fakte”.

Comments