U vandalizua nga të rinjtë “serb”, djemtë shqiptarë ringjyrosin flamurin kuqezi në këmbën e urës

530

Disa të rinj shkarravitën dje dhe lyen me bojë të bardhë grafin e flamurit kuqezi, të vizatuar në në urën e Tërgajes, në Lumin Cem.

Të rinjtë në vend të shqiponjës, vendosën flamurin serb dhe fotot i postuan në rrjetet sociale.

Mirëpo ditën e sotme disa djem shqiptarë e kanë kthyer sërish grafin në gjendjen e mëparshme, madje edhe më të bukur.

Ata kanë marrë bojrat dhe e kane vizatuar flamurin sërish në vendin ku ishte.

Personat që vandalizuan grafitin nuk dihet se nga janë , por gjesti i tyre është i turpshëm.

MÖBEL THEMA

Comments