UEFA i ka kërkuar dorëheqjen Agim Ademit

281

Kryetari i Federatës së Futbollit, Agim Ademi u pati dënuar me 9 muaj burgim efektiv, për veprën penale të detyrimit në tentativë, ndërsa është shpallur aktgjykim refuzues për ushtrim të ndikimit, shkak se kjo vepër penale është parashkruar.

Pas kësaj, UEFA ka kontaktuar sekretarin e FFK-së, Eroll Salihu nga i cili ka kërkuar dorëheqjen e Agim Ademit, dhe ngrirjen e postit, këtë e ka zbuluar Arianit Ahmeti- zv. sekretari i FFK-së.

MÖBEL THEMA

UEFA e konsideron të nevojshme dorëheqjen e Ademit, kjo për shkak të dënimit që ai ka marrë muaj më parë.

Sipas aktakuzës, Agim Ademi kishte kërkuar nga i dëmtuari Kadolli premtimin e përfitimit të pa drejtë, respektivisht shumën prej 30.000.00 euro apo veturën e tipit “BMË X5”/Indeksonline/

Comments