UEFA-ja publikon një video të Shaqirit, paralajmëron Chelsean [Video]

93

Xherdan Shaqiri duket më se i gatshëm për t’u ballafaquar me Chelsea-n sot (e mërkurë).

Sonte, në Stamboll, Liverpooli e Chelsea e zhvillojnë ndeshjen e Superkupës së Evropës.

Liverpooli vjen si fitues i Ligës së Kampionëve, kurse Chelsea si fituesi i Ligës së Evropës.

Shaqiri, që në xhiron e parë të sezonit të Premierligës në fundjavë ishte në bankë dhe nuk u inkuadra në lojë, mund të ketë disa minuta në takimin kundër Chelsea-s në Superkupë.

MÖBEL THEMA

Ai është shfaqur i gatshëm për lojë, teksa në stërvitjen e fundit para ndeshjes ka dhuruar ‘spektakël’.

Faqja e UEFA-së Ligës së Kampionëve në ‘Twitter’ ka publikuar një moment ku ka mbetur e impresionuar nga shkathtësitë e Shaqirit.

Ato mund t’i shikoni në videon më poshtë.

Comments