Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik filloi mësimin online
Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik me seli në Shkup, nga data 22.03.2020 (e hënë) edhe zyrtarisht e filloi mësimin online nga distanca me të gjithë studentët, të titulluar “Online Learning Hub”.
Në UNB marrin pjesë një numër i madh studentësh si nga Maqedonia e Veriut, shtetet e rajonit, dhe Turqia. Ku tanimë nga dje të gjithë studentët nga shtëpitë e tyre do të mund të ndjekin procesin akademik përmes mësimit online (e-learning) që organizon ky universitet.
Mësimi online vjen si pasojë e pandemisë së virusit Covid-19 që ka kapluar të gjithë botën.