UT telegram ngushllimi për Vullnet Palloshin

90

Lumi - Fahrschule

TELEGRAM NGUSHËLLIMI

Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të profesorit tonë, ligjëruesit shembullor në Fakultetin e Shkencave të Zbatuara, Prof. Dr. Vullnet Palloshit.
Profesori ynë i respektuar, mësimdhënës në programin studimor Arkitekturë dhe Ndërtimtari, angazhohej në vazhdimësi si në mësimdhënie, punë praktike, në edukimin e studentëve, por me një përkushtim të rrallë edhe në hulumtimet shkencore.

Prof. Dr. Vullnet Palloshi si anëtar, bashkëpunëtor, koordinator, këshilltar etj, në shumë asociacione, shoqata, ndërmarrje dhe institucione të tjera, i ka shërbyer më tërë qenien e tij komunitetit akademik dhe interesit qytetar në vendin tonë.
Ishte autor dhe bashkëpunëtor i një numri të madh projektesh me karakter nacional, shtetëror dhe më gjerë.

MÖBEL THEMA

Profesor Palloshi ndërroi jetë si mësimdhënës i arsimit sipëror në gjuhën shqipe, si njëri nga ligjëruesit e respektuar në institucionin tonë, duke na lënë kujtimin më të mirë, sidomos neve që patëm nderin ta kemi në stafin akademik.

Familjes Palloshi, kolegëve, studentëve dhe miqve të tij, u shprehim ngushëllime për ndarjen nga jeta të profesorit dhe intelektualit të nderuar.

Prof. Dr. Vullnet Ameti
Rektor i Universitetit të Tetovës

Comments